Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe presidenti i DMACC (Des Moines Area Community College), Robert Denson nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi për themelimin e Akademisë së Arsimit Profesional në Kosovë, degë e Kolegjit DMACC të Iowa-s.
Bytyqi me këtë rast, është shprehur jashtëzakonisht falënderues për gatishmërinë që shteti i Iowa-s, në kuadër të krijimit të një partneriteti strategjik me Kosovën po e mbështet fushën e edukimit, tashmë përmes një bashkëpunimi konkret.
Ai theksoi se nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit për themelimin e degës së Kolegjit DMACC në Kosovë, është një hap drejt ndryshimit të gjendjes së arsimit të lartë.
Presidenti i Kolegjit (Des Moines Area Community College), Robert Denson tha se, DMACC është e specializuar në aftësimin e punëtorëve në kompani të ndryshme, duke shtuar se do të punojnë me institutet më të mira të Iowa-s, për të garantuar sjelljen e përvojave më të mira në Kosovë.
Denson u shpreh i gatshëm për të thelluar edhe më tutje bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve në fushën e edukimit, përmes projekteve të tjera.
Edhe
Mbahet Dialogu Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë, nënshkruhen dy memorandume
Marrëveshja e nënshkruar i ka hapur rrugë Kolegjit të njohur DMACC, i cili do të ketë profile profesionale të harmonizuara me kërkesat e tregut të punës në Kosovë. Standardi i këtij Kolegji është në përputhje të plotë me ato që zhvillon Kolegji DMACC në Iowa.
Në kuadër të Marrëveshjes parashihet që profesorë nga DMACC të trajnojnë profesorët tanë, të cilët do të jenë pjesë e Kolegjit.
-
Kosova e Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për njohjen e shërbimeve të besuara e identifikimit elektronik
-
Joseph: Bashkëpunimi me SHBA-në për gazin sjell siguri, refuzimi sjell pasoja
-
Prattipati: Mundësitë për bashkëpunim në mbrojtje e energji janë të pakufishme
-
Hamza prezanton zotimet për arsimin: Digjitalizim dhe Fond të Bursave në vlerë prej 30 milionë eurosh