Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Si u kremtua Festa e Flamurit në Shqipëri

Shqipëria ka shënuar 106-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, raporton KTV.

Përvjetori i pavarësisë së shtetit shqiptar ka bërë bashkë presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama.

Ata morën pjesë në manifestimin kryesor në Vlorë, ku pas ceremonisë së ngritjes së flamurit, bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule në Monumentin e Pavarësisë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ftoi shqiptarët të jenë të bashkuar për të siguruar, siç tha ai, liri të pacenuar.

Edhe në qendër të Tiranës u ngrit flamuri shqiptar nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Kryetari i Bashkisë shfrytëzoi këtë ditë për të shprehur edhe njëherë vendosmërinë për të ecur me projektet zhvillimore për Tiranën.

Edhe Ngritja e flamurit në Vlorë bën bashkë Begajn, Osmanin e Ramën LAJMET E MBRËMJES Ngritja e flamurit në Vlorë bën bashkë Begajn, Osmanin e Ramën

Festë për nder të pavarësisë së Shqipërisë ka pasur në të gjitha qytetet atje.

Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali, ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.