Letrën e presidentit të SHBA-së Donald Trump për dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë, Komisioni Evropian e sheh si përkrahje të ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian në këtë dialog, transmeton Koha.net.
Kështu ka thënë sot zëdhënësja e Përfaqësueses së Larë lartë për Politikët të Jashtme e të Sigurisë, Maja Kocijançiç. .
“Siç e dini, po vazhdon puna në arritjen e marrëveshjes detyruese juridike për normalizimin e gjithanshëm të marrëdhënieve”, citon FoNet të ketë thënë Kocijançiç.
Ajo ka shtuar se kjo marrëveshje duhet të sjellë zgjidhje afatgjatë.
“Zgjidhja duhet të jetë j e qëndrueshme dhe reale, e bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe në përputhje me ligjet e BE-së si dhe e pranueshme për vendet e Bashkimit Evropian”, ka thënë ajo.
“Letrën e Donald Trumpit e shohim si sinjal përkrahjeje dhe inkurajimi edhe për Beogradin e edhe për Prishtinën për vazhdimin e dialogut, ka përfunduar Kocijançiç.
-
Marrëveshja përfundimtare, problem i Evropës apo i SHBA-së?
-
Thaçi: Kosova frymon më lirshëm pas letrës së Trumpit
-
Bideni i dërgon letër urimi Vuçiqit, thotë se e mbështet dialogun Kosovë - Serbi
-
Inkurajohen palët në dialog, kompromiset shihen të domosdoshme
-
Kosnetti takon Lajçakun: SHBA-ja e mbështet dialogun e udhëhequr nga BE-ja