Gara e ashpër dhe me gjasa të mëdha për rrëzim të pushtetit të Viktor Orbanit në Hungari, mund të ketë ndikim edhe në Kosovë, ka vlerësuar Mehdi Sejdiu, doktorant në Universitetin e Heidelbergut.
Në “Interaktiv” të KTV-së, Sejdiu ka thënë se Hungaria ka ndikim në Kosovë me kontrollin e një pjese të hapësirës ajrore në kuadër të KFOR-it, numrin e madh si e treta me numër të ushtarëve dhe me lidhjet e saj më të forta me Serbinë viteve të fundit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKundërkandidati i Orbanit, Peter Magyar, shihet si kandidat properëndimor. Sipas Sejdiut, Magyar nuk do të ndiqte politikat që ka ndjekur Hungaria viteve të fundit me Orbanin në krye.
Ai ka thënë se me Orbanin në krye Hungaria gjithmonë ka propozuar anëtarësim të përshpejtuar të Serbisë në Bashkimin Evropian, ndërsa ka shtruar pengesa për integrimin e Kosovës.
“Hungaria e ka luajtur funksionimin e një vendi brenda Këshillit Evropian, si një lloj mburoje të Serbisë. E ka luajtur pak edhe me masat e Kosovës”, ka thënë ai, duke shtuar se një gjë e tillë s’do të ndodhte po që se Magyar do të ishte në krye.
Ai ka thënë se raportet më të afërta Hungari-Serbi janë së fundmi për shkak të përforcimit të raporteve tregtare.
Sipas tij, Kosova duhet të ketë në vëmendje se ndikim në rrugën e saj mund të kenë edhe shtete si Hungaria dhe jo vetëm shtetet e mëdha.
“Ndikimi i Hungarisë te Kosova ka qenë për shembull tek masat. Shpesh s’ka qenë pro heqjes së masave. Apo ajo i ka replikuar ato qëndrimet e Serbisë, që së pari duhet të ketë diçka tjetër e pastaj të hiqen masat. Ka pasur ndikim negativ. Gjithashtu në Këshillin e Evropës është i vetmi vend i NATO-s dhe BE-së që ka votuar kundër pranimit, në kohën kur edhe Greqia s’votoi kundër. Kjo e vinte në pikëpyetje se çfarë roli do të ketë në të ardhmen, po që se nuk përmirësohen marrëdhëniet. S’është Amerikë, Gjermani a diçka e tillë, por e ka një mundësi sikur vendet e mesme të prishin në aleanca si NATO dhe BE që të ndikojë në formulime jo aq të favorshme për Kosovën”, ka shtuar ai.
Sipas tij, Hungarua e ka njohur Kosovën pas shpalljes së pavarësisë për shkak të pushtetit properëndimor të asaj kohe. Ka thënë se nuk pret që një shtet si Hungaria të tërhiqte njohjen, por ka theksuar se mund të priten pengesa në rrugën e integrimit, po që se Hungaria nuk e ndryshon qasjen.
“Pengesa në rrugën e integrimit në NATO dhe BE mund të ketë nëse kjo Hungari s’e ndryshon qasjen ndaj Kosovës”, ka thënë ai.
Sipas Sejdiut, shteti i Kosovës duhet të punojë që të argumentojë që stabiliteti i Kosovës minohet nëse qëndrimet serbe përkrahen ndërkombëtarisht. Ai ka deklaruar se Kosova duhet të ketë raporte më të mira tregtare me Hungarinë, si dhe strategji për qasje për shtetet me qeveri të ekstremit të djathtë.
“Kosova e ka një problem të madh me partitë që i takojnë ekstremit të djathtë apo kësaj fryme. Fatkeqësisht në Kosovë nuk diskutohet mjaftueshëm se çfarë ndikimi ka kjo në politikën e brendshme. Edhe vizat nuk u hoqën për shkak të ekstremit të djathë në Francë. Fakti se është kushtëzuar Asociacioni në Këshill të Evropës nga Italia ishte për shkak të qeverisë së djathtë të Melonit. Këto politika që mund të ndikojnë direkt në politikën e brendshme vijnë nga kjo familje të partive politike të ekstremit të djathtë në Evropë. Kosova nuk mund të zgjedhë e të preferojë qeveri në vende të ndryshme... duhet të punojmë me këdo që janë e të kemi strategji për këto qeveri të ekstremit të djathtë sepse nesër pasnesër Franca mund ta ketë një qeveri të tillë...”, ka thënë Sejdiu.
Të dielën Hungaria mban zgjedhjet parlamentare. Peter Magyar dhe Tisza sipas disa sondazheve janë para kryeministrit Orban dhe kanë gjasa që ta rrëzojnë nga pushteti pas 16 vjetësh. Orbani konsiderohet si një prej prijësve të politikës së ekstremit të djathtë në Evropë. Ai është kritikuar shpesh për qasjen bllokuese ndaj shumë pikave, përmes së drejtës së vetos.