Tiranë, 1 tetori - Shqiptarët në Malin e Zi kanë mundësi që të përdorin himnin kombëtar dhe për këtë më shumë detaje ka dhënë në studion e Report Tv, gazetari Marash Dedvukaj.
Ai ka sqaruar se ky himn do të ketë melodinë e himnit të Malit të Zit, por teksti do të jetë i përgatitur nga shqiptarë.
"Teksti do jetë ai që do e dërgojmë ne. Ne nuk do të prekim tekstin e tyre, as ato tonin. Do u dërgojmë variantin e tekstit tonë. E njëjta muzikë, por teksti do ndryshojnë", tha Dedvukaj.
Ai ka theksuar se vendimi i qeverisë malazeze është pritur mjaft mirë nga shqiptarët, të cilët deri pak ditë më parë janë dënuar nga gjykata për përdorimin e simboleve kombëtare/Shqiptarja.
Artikuj të ngjashëm
-
Sulme kundër identitetit të shqiptarëve në Mal të Zi dhe flamuri i dënuar
-
Refuzimi i gjuhës – mohim i identitetit kombëtar
-
Mali i Zi hap kufirin me Shqipërinë, kusht përgjigja e tamponit
-
Shqiptarët e mi dhe Mali i Zi yni
-
Treshja e re qeverisëse në Mal të Zi nënshkruan marrëveshje, s’ka tërheqje të njohjes së Kosovës