Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shumica e shkollave të Lipjanit pa psikolog

Shumica e shkollave në Lipjan nuk kanë psikolog. Autoritetet komunale janë arsyetuar me mungesë buxheti. Kurse opozita kërkon që kjo çështje të adresohet me urgjencë. Lulzim Rrustemi, shef i Grupit të këshilltarëve në KK të Lipjanit nga radhët e PDK-së, ka kërkuar nga autoritetet arsimore të kësaj komune që kjo çështje të adresohet sa më shpejt.

”Mjerisht arsimit i mungojnë institucionet vitale, nivel i ulët i mësimdhënies, mësimnxënies e kabinetet shkollore mungojnë. Pastaj mungojnë edhe premtimet e dhëna nga qeverisja lokale derisa ato tashmë kanë mbetur vetëm në letër. Mungesa e madhe e psikologëve dhe sociologëve nëpër shkolla është një problematikë mjaft e madhe, e cila po vazhdon të mbetet e parealizuar nga qeverisja lokale”, ka thënë Rrustemi.

Sipas tij, punësimi i psikologëve dhe sociologëve nëpër shkolla është i domosdoshëm derisa gjatë raporteve të fundit të Policisë së Kosovës, janë publikuar dhjetëra e qindra raste të përdorimit të drogave, pirjes së duhanit, rrahjeve nëpër shkolla, prandaj puna e psikologëve mund t’i parandalojë ato.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Artikuj të ngjashëm