Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shumë vizitorë në Butrint

Parku arkeologjik i Butrintit, apo qyteti i lasht ilir, po zgjon kureshtjen e shumë vizitorëve, të cilët gjatë majit korrik arritën një numë rekord.

Aty ka objekte interesante që vizitohen nga turistët dhe që ndodhen Brenda parkut, i cili ka një sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit.

Shpella e Butrintit ndodhet pranë rrugës automobilistike Sarandë-Butrint, rreth 3 kilometra larg nga qyteza e Ksamilit. Shpella vlerësohet e veçantë për nga natyra dhe për pozicionin e saj, është e përmasave të mëdha. Ka një sipërfaqe 110 metra katrorë, ka hapësirë të gjerë me zgjerime nga hyrja e saj dhe është e ruajtur mirë, në gjendje natyrale.

Ujësjellësi i Butrintit ka një gjatësi prej 3.5 kilometra, lartësi të kanalit 6 metra dhe gjerësi 3.50 metra. Teknikisht është një ndërtim i arritur, ku gjatë trasesë së tij janë ndërtuar shumë vepra arti si, ura e kanale të përforcuara me mure mbajtëse, si dhe puseta dekantimi e kontrolli.

Në vitin 1992 gërmimet e ndërmarra në qendrën e qytetit antik të Butrintit nxorën në dritë forumin romak të qytetit.

Edhe Harta arkeologjike e Shkodrës pasurohet me qytetin ilir 2300-vjeçar Kulturë 4 muaj më parë Harta arkeologjike e Shkodrës pasurohet me qytetin ilir 2300-vjeçar

Ndërtesa me tre dhoma ndodhet në pjesën jugore të Akropolit në perëndim të ndërtesës me Peristil dhe në lindje të dyqaneve romake. Mbishkrimi, i cili datohet në shekullin e Parë pas Krishtit, flet për një tempull kushtuar perëndeshës Minerva.

Vizitorët janë të përditshëm në këtë park Arkeologjik. Ministria e Kulturës njofton se një numër të madh zënë edhe turistët e huaj që kapin shifrën 31824 vetëm për muajin korrik.