Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shumë parregullsi u gjetën në ndërmarrjen “Hortikultura”

Shumë parregullsi ka gjetur Zyra e Auditorit të Përgjithshëm në ndërmarrjen “Hortikultura”.

Një ndër shkeljet më të mëdha që Auditori ka gjetur në këtë ndërmarrje gjatë vitit 2017 është një kontratë mes Komunës së Prishtinës dhe Hortikulturës në vlerë prej rreth 800 mijë euro, shpenzimet e të cilave nuk ishin faturuar.

“Ndërmarrja në muajin korrik nuk kishte arritur të faturonte për shërbimet e

ofruara në vlerë prej 14,531€ për shkak se vlera e kontratës dhe devijimi i lejuar

30% ishin përmbushur”, thuhet ndër të tjera në raportin e ZAP-së.

Edhe Rreth 800 mijë euro dyshohet të jenë keqpërdorur në “Hortikultura” Arbëri Rreth 800 mijë euro dyshohet të jenë keqpërdorur në “Hortikultura”

Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në Kuvendin e Kosovës, Driton Selmanaj, thotë se për këtë përgjegjës është Komuna e Prishtinës.

Selmanaj ka thënë se do ta ftojnë për raportim kryetarin Shpend Ahmeti, pasi sipas tij, këto shkelje janë të mëdha dhe për këtë ka hapësirë për hetim nga Prokuroria.

Por në Komunën e Prishtinës kanë thënë se bëhet fjalë për gabime teknike.

Zyrtarët e saj kanë deklaruar se janë të hapur për çdo hetim nga organet e hetuesisë.

Edhe Auditori identifikon shumë parregullsi në ndërmarrjet publike Arbëri Auditori identifikon shumë parregullsi në ndërmarrjet publike

Auditori ka përmendur në raportin e tij edhe funksionimin e kësaj ndërmarrjeje pa bord që nga viti 2015 dhe si Hortikultura nuk kishte arritur të përmbushë me kohë obligimet ndaj një furnitori në vlerë prej 2,590€.

Hortikultura, gjatë vitit 2017, iu kishte dhënë paradhënie punëtoreve në vlerë prej 1,440€, të cilat pritet t’i arkëtojë prej tyre, mirëpo kjo shumë nuk ishte prezantuar.