Ka filluar konferenca ndërkombëtare: “Të Veprojmë së Bashku për një Arsim më të mirë”, e organizuar nga Ministria e Arsimit.
Aty u dhanë kritika të shumta për nivelin arsimor, sidomos për rezultatin e testimit Ndërkombëtar, Pisa.
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, tha se nuk ka më kohë për të humbur, ndaj puna për përmirësimin e arsimit duhet të nisë menjëherë.
Ai adresoi kritika të shumta edhe për cilësinë e dobët të arsimit në nivel vendi.
Ndërkaq, ministri i Arsimit, Shyqri Bytyqi, tha se Kosova tashmë ka një plan strategjik për vitin 2017-2021 dhe, sipas tij, kjo konferencë ndërkombëtare, ku do të dalin shumë rekomandime, do t’ia definojë punën atij.
Në këtë konferencë u tha se do të përfshihen të gjitha palët, do të analizohen të metat, si dhe do të punohet shumë që ato të zëvendësohen me përmirësime.
-
Haradinaj: PISA na ka turpëruar, duhet ta pranojmë të vërtetën
-
MASHT zotohet të kryejë detyrat e veta në ngritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë
-
Kurti: Defektet në sistemin e arsimit s’mund të rregullohen përnjëherë e shpejt
-
Kosova duhet ta ketë kryeprioritet kombëtar arsimin, thotë Nagavci
-
PISA, sipas ekspertëve, paraqet realitetin arsimor në Kosovë