Arbëri

Shumë fëmijë festuan 1 Qershorin, alarm për 10 për qind prej tyre që detyrohen të punojnë

Pak metra larg, bashkëmoshatarët e tij janë duke e festuar 1 qershorin, ditën e tyre.

Por, ky 10-vjeçar ka ardhur nga Podujeva që në sheshet e Prishtinës të punojë e të ndihmojë familjen.

10.7 përqind e fëmijëve punojnë, ndonëse kjo është e ndaluar me ligj, thonë në Lëvizjen Vetëvendosje sipas të cilëve, 6.8 përqind punojnë në kushte të rrezikshme.

Tjetër shqetësim është mungesa e shërbimeve për fëmijët me nevoja të veçanta, për të cilët e ka ngritur zërin shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin.

Përkundër kësaj, shumë fëmijë nga vende të ndryshme të Kosovës zgjodhën sheshet e kryeqytetit për të festuar Ditën ndërkombëtare të tyre, ku u organizua “Prishtina këndon dhe vallëzon”.

Policia me aktivitete të ndryshme, ka kërkuar vetëdijesim të fëmijëve.

E ndërkaq, kryeministri, Ramush Haradinaj, u ka premtuar nxënësve të shkollës “Faik Konica” investim në arsim, duke thënë se kur ata të rriten në Kosovë, nuk do të jetë problem papunësia.