Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të viteve 1990, ndonëse u miratua në Komisionin për Integrime Evropiane nuk ka kaluar pa diskutime, raporton KTV.
Anëtarët e këtij komisioni kanë thënë se ky projektligj është dashur qysh në fillim të shqyrtohet, e jo të iniciohet vetëm për përfitime të votave.
Deputeti i NISMËS, Milaim Zeka, ka thënë se kompensimi vetëm i kësaj kategorie është pabarazi edhe ndaj kategorive të tjera, të cilat kanë kontribuar gjatë regjimit serb.
Sipas tij, ekzistojnë 2000 persona që bartin privilegje të panevojshme në Kosovë dhe të cilëve, siç ka thënë, po i kushtojnë shumë buxhetit të Kosovës.
Edhe deputeti i PSD-së, Visar Imeri, konsideron se nuk duhet të kompensohet vetëm kjo kategori.
Ndërsa, për deputeten e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku, marrja e kompensimeve nga kategori të ndryshme është si pasojë e mosreformës së skemës pensionale dhe ligjeve.
Edhe
Komisioni dërgon në Kuvend projektligjin për punëtorët e arsimit të viteve të ’90-ta
Ismet Beqiri nga LDK-ja, ka thënë se këto çështje është dashur që të shqyrtohen më herët, sepse është shpenzuar buxheti i shtetit, duke i dhënë pension edhe atij që nuk e ka merituar.
Shumica e deputetëve ishin njëzëri se më mirë t’iu njihet përvoja dhe të gëzojnë pensionin sesa të kompensohen shumë kategori.
-
Votohet projektligji për punëtorët e arsimit të viteve të 90-ta
-
Projektligji për punëtorët e arsimit shqip të viteve ‘90 nxit pakënaqësi te sindikalistët tjerë
-
Mes përplasjesh, deputetet votojnë në parim projektligjin për mësuesit e ’90-ave
-
Miratohet projektligji për mësimdhënësit e viteve të ‘90-ta