Kërcënimet e Sindikatës së Arsimit për grevë, nëse Kuvendi nuk e voton ligjin për njohjen e statusit të punëtorëve të arsimit shqip të viteve 90-99, sollën rezultate.
Deputetët e Kuvendit e kanë votuar me 71 vota këtë projektligj, por gjatë gjithë debatit shumica e partive u munduan të marrin meritat për të, raporton KTV.
LDK-ja tha se ishte kjo parti që dha kontribut që arsimi shqip të mbijetonte atëkohë, por të tjerët ia mohonin atë.
Të tjerë deputetë e konsideronin si të padrejtë që secila kategori të shpërblehet veç e veç për punën para dhe gjatë luftës.
U tha se të gjithë mësimdhënësit e asaj periudhe janë paguar e ka fakte për këtë.
Për replikë ndaj Milaim Zekës, fjalën e kërkoi deputeti i LDK-së Arben Gashi, por kryesuesi Xhavit Haliti refuzoi t’ia japë të drejtën për të folur, me ç’rast nisi edhe përplasja mes tyre, me fjalë banale.
Edhe
Mes përplasjesh, deputetët votojnë në parim projektligjin për mësuesit e ’90-ave
I shqetësuar me këtë projektligj është paraqitur ministri i Financave, Bedri Hamza.
Megjithëkëtë, ky projektligj mori dritën jeshile në lexim të parë, duke u mbështetur nga 71 vota për, 1 kundër e dy abstenime.