Ofrimi i shujtës falas për nxënësit e ciklit të ulët ende nuk ka filluar të zbatohet nga Komuna e Prizrenit, ani pse ekzekutivi lokal paralajmërimin për jetësimin e këtij projekti e kishte bërë në fillim të vitit të shkuar.
Sipas zyrtarëve komunalë, çështja ka ngecur tek procedurat e prokurimit. Madje ata kanë pohuar se ditë më parë Organi Shqyrtues i Prokurimit këtë lëndë e ka kthyer në rivlerësim, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ndërsa opozitarët konsiderojnë se mosrealizimi i deritanishëm i këtij projekti është tregues për paaftësinë e menaxhmentit komunal për përmbushjen e premtimeve të dhëna gjatë fushatës paraelektorale.
Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Xhemile Thaçi-Vezgishi, në fillim të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor, ka pranuar se procesi mësimor ka filluar pa ofrimin e shujtës ushqimore dhe qumështit falas për nxënësit deri në klasën së 5-të. Ajo ka pohuar se lënda është në prokurim dhe ka shfaqur besimin se në afat të shkurtër kohor do të fillojë zbatimi i këtij projekti.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
S’ka shujta falas për nxënësit në Prizren, Komuna arsyetohet e opozita e quan dështim të pushtetit
-
Ndalen shujtat për nxënësit e ciklit të ulët në Prizren
-
Prizreni nis shpërndarjen e shujtave falas për nxënësit e ciklit të ulët
-
Anulohet prokurimi për shujtat dedikuar nxënësve të ciklit të ulët
-
Në Prizren sërish hapet tenderi për shujtën për nxënësit e ciklit të ulët