Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shuhet zjarri në një deponi në Obiliq

Një zjarr ka shpërthyer sot në deponinë e hedhurinave ri-cikluese që gjendet në afërsi të termocentralit Kosova B.

Zjarri ka shpërthyer rreth orës 12:00, ndërsa është shuar pas intervenimit të ekipit të zjarrfikësve, ka njoftuar KEK-u.

“Korporata Energjetike e Kosovës, sot rreth orës 11:53, ka pranuar informatën se në një deponi të hedhurinave ri-cikluese e cila ndodhet në afërsi të Termocentralit Kosova-B, ka ndodh një shpërthim zjarri. Lidhur me këtë ngjarje, ekipi zjarrfikës dhe i shpëtimit duke respektuar standardin e intervenimit S 1+2, menjëherë ka dalë në vend ngjarje dhe me te arritur kanë filluar aktivitetin e shuarjes se zjarrit, me ç’ rast zjarri është lokalizuar në kohë optimale. Më pas është dërguar edhe një kamion furnizues dhe zjarri është shuar në tersi”, thuhet nga KEK-u.