Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, përveç tjerash, u mor vendim për çregjistrimin e katër partive politike dhe shfuqizoi pezullimin për tri parti tjera politike. Ndër to, është edhe Partia e Fortë që në krye kishte Visar Arifajn.
“Sipas vendimit të KQZ-së partitë e çregjistruara janë: Partia e Ballit (PB); Partia e Fortë (PF); Aktivna Gradanska Inicijativa (AGI); dhe Savez Nezavisnih Socijaldemokrata (SNSD). Këto parti politike nuk kanë dorëzuar të dhënat e ndryshimeve vjetore as pas afatit shtesë”, u tha në mbledhjen e KQZ-së.
Partia e Fortë ishte një parti politike satirike në Kosovë që u formua në vitin 2013.
Visar Arifaj, në opinion ndryshe njihej edhe si “Kryetari Legjendar”.