Këto shtylla elektrike janë kthyer në rrezik për banorët e lagjes “Emshir” në kryeqytet.
Javën e kaluar, njëra nga shtyllat elektrike është rrëzuar dhe ka mbetur në këtë gjendje, bën të ditur emisioni “038” i KTV-së.
Banorët thonë se ndihen të rrezikuar, pasi sipas tyre, shkaku i vjetërsisë, këto shtylla nuk do të qëndrojnë edhe gjatë.
Thonë se KEDS-i filloi të intervenojë në këtë pjesë para gjashtë muajsh, por punët i la në gjysmë.
Për disa nga banorët, më të rrezikuar janë fëmijët.
Edhe
Banorët e lagjes “Mati 1” në Prishtinë thonë se po rrezikohen nga shtyllat elektrike
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, në anën tjetër, thotë se shtyllat që paraqesin rrezik do t’i ndërrojnë menjëherë.
Nëpërmjet një përgjigjeje me shkrim, Buzhala ka thënë se KEDS-i e ka një plan dhe do të investojë edhe në këtë lagje në bazë të dinamikës së paraparë të investimeve.