Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, e ka shtyrë vizitën e paralajmëruar në Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë e në Serbi, ka konfirmuar për KOHËN këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.
Ai deklaroi se shtyrja u bë për shkaqe objektive të njërit nga anëtarët e delegacionit
“Nuk ka anulim të vizitës, por jemi informuar se ka shtyrje të datës për gjithë turin ballkanik (pra Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi) për shkaqe objektive të njërit nga anëtarët e delegacionit”, deklaroi Kupina.
Vizita e këshilltarit të lartë të DASH-it ishte paralajmëruar të mbahej më 30 e 31 korrik.
Artikuj të ngjashëm
-
Këshilltari i DASH-it, Chollet, të mërkurën do ta vizitojë Kosovën
-
Chollet konfirmon se COVID-i ishte arsye për anulimin e vizitës në Kosovë
-
Chollet anulon vizitën në Kosovë
-
Chollet pritet të vizitojë Kosovën në fund të korrikut
-
Chollet i bën thirrje Kurtit e Vuçiqit të evitohen veprimet provokuese në veri