Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se procesi i vaksinimit të mësimdhënësve kosovarë në Shqipëri është shtyrë, pasi nuk ka më sasi të vaksinave “AstraZeneca” dhe ”Pfizer” atje.
Vitia ka thënë se ka pasur kontakte të vazhdueshme me homologen e tij, Orgeta Manastirliu, e cila i ka premtuar që sapo të vijnë doza të tjera të këtyre dy llojeve të vaksinave, atëherë një sasi e caktuar do t’i ruhet Kosovës për vaksinimin e mësimdhënësve.
“Dozat e vaksinave “AstraZeneca” dhe ”Pfizer” janë harxhuar, siç më ka njoftuar ministrja Manastirliu. Në Shqipëri po vazhdon vaksinimi me “Sinovax“, e cila është prodhuar nga Kina dhe për arsye se në Kosovë na ndalojnë ligjet që të importojmë produkte që nuk janë të regjistruar në EMA (Rregullatori Evropian i Barnave), ne nuk e kemi parë të arsyeshme që mësimdhënësit të vaksinohen. Kjo është arsyeja pse është shtyrë procesi. Manastirliu më ka thënë se sapo të vijnë doza të tjera të dy llojeve të vaksinës, atëherë do ta ndihmojnë Kosovën”, ka thënë Vitia.
Ministri i Shëndetësisë shtoi se janë duke pritur ardhjen e 76 mijë vaksinave nga programi COVAX, gjithashtu edhe ndihmat nga Komisioni Evropian, si dhe zbuloi se kanë marrë konfirmim edhe nga disa kompani të tjera për sjelljen e vaksinave në Kosovës, por derisa të nënshkruhet kontrata nuk mund të bëhet e ditur.
Vitia theksoi se janë ndarë 50 milionë euro nga Qeveria për blerjen e vaksinave.
-
Mësimdhënësit e Kosovës s’do të vaksinohen në Shqipëri, presin kontingjentin e dytë të vaksinave
-
Kosova ka refuzuar donacione të vaksinave “AstraZeneca”
-
Kosova heq nga përdorimi mbi 133.000 vaksina AstraZeneca, u skadoi afati
-
Paralajmërohet që edhe të dielave do të ketë vaksinim
-
Vitia: Mos zgjidhni vaksinën – të dyja janë të sigurta