Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtyhet sërish mbledhja e KQZ-së, s’ka miratim të listës së qendrave të votimit

KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk do të mblidhet as sot, ashtu siç ishte paralajmëruar.

KQZ-ja pritej që të mërkurën të mblidhej për të miratuar listën me qendra të votimit të cilat do të hapen për zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat në veri të vendit.

Mirëpo, zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi, ka thënë se nuk do të ketë mbledhje sot.

“Mbledhja e planifikuar për sot nuk do të mbahet. Jemi në përgatitje të materialeve për mbledhje, për mbajtjen e së cilës do t'iu njoftojmë me kohë”, ka theksuar ai.

Të martën Elezi në një konferencë për media ka thënë se KQZ-ja është duke i zhvilluar të gjitha përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës të planifikuara për 23 prill, në Mitrovicë të Veriut, Zubin-Potok, Leposaviç dhe Zveçan.