Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Murat Meha, ka munguar në seancën fillestare ndaj tij dhe dy zyrtarëve të tjerë.
Siç ka bërë të ditur gjyqtari i rastit Shasivar Hoti, Meha ka pranuar ftesën për seancë, por ndërkohë ka njoftuar gjykatën se do të qëndrojë jashtë vendit për punë, më saktësisht në shtetin e Holandës, duke kërkuar që seanca të shtyhet, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërveç Mehës, që ka njoftuar gjykatën për mungesën e tij, ngjashëm nuk kanë bërë edhe dy të akuzuarit e tjerë, Ismet Kryeziu e Nemanja Spasiq që nuk ishin prezentë, ndërsa ka munguar edhe prokurori i shtetit.
Në mungesë të kushteve, seanca është shtyrë për 17 maj.
Murat Meha, Ismet Kryeziu e Nemanja Spasiq, akuzohen nga Prokuroria për keqpërdorim të detyrës zyrtare.