Në Holandë ka qenë kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Murat Meha, në kohën kur do të duhej të ishte në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Ky ka qenë arsyetimi që e ka shkruar Meha në kërkesën për shtyrjen e seancës fillestare ndaj tij dhe dy zyrtarëve të tjerë, Ismet Kryeziu e Nemanja Spasiq, që gjithashtu kanë munguar.
Përveç të akuzuarve ka munguar edhe prokurori i rastit, derisa Prokuroria nuk është përgjigjur në pyetjet e KTV-së për arsyet e mungesës.
Seanca është shtyrë për 17 maj. Meha, pas ngritjes së aktakuzës, shton numrin e zyrtarëve të lartë që përballen me drejtësinë e vazhdon ta ushtrojë funksionin e tij. Kohë më parë, ishte ngritur aktakuzë edhe ndaj Ministrit për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq, me akuzën e njëjtë, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.
Sipas Petrit Zogajt nga Lëvizja FOL, kryeministri Mustafa do të duhej të kërkonte ngjashëm edhe Jevtiqit e Mehës, siç i ishte kërkuar tani ish-ministrit Ferid Agani, ta lëshojë pozitën e tij. Zogaj, potencon se qeverisja e Mustafës, pavarësisht zotimeve për qeverisje të pastër, nuk dallon shumë nga qeveria Thaçi 1 e 2. Murat Meha, Ismet Kryeziu e Nemanja Spasic, akuzohen nga Prokuroria për keqpërdorim të detyrës zyrtare, derisa aktakuza e bërë publike javën e kaluar, ishte ngritur në muajin nëntor të vitit 2016.
-
Në vend se në Gjykatë, Murat Meha në Holandë
-
Shtyhet seanca kundër kryeshefit të Kadastrit, Murat Meha
-
Meha e Kryeziu vazhdojnë punën në Agjenci edhe përkundër aktakuzave
-
Meha e Kryeziu vazhdojnë punën në Agjenci edhe përkundër aktakuzave
-
Apeli hedh poshtë aktakuzën ndaj Murat Mehës, prokuroria rastin e dërgon në Supreme