Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtyhet protesta kundër Handkes, nuk ishte lajmëruar në polici

Foto: AP

Protesta me moton “No Nobel for Handke” e paralajmëruar për sot, është shtyrë nga organizatorët për shkaqe sigurie.

Një nga organizatorët, Ben Apolloni, tha se nuk e kanë ditur që protesta duhet të paralajmërohet në polici 72 orë para mbajtjes së saj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Për shkak te jehonës se protestës në media dhe në rrjetet sociale dhe për shkak se ne nuk e kemi ditur që protesta duhet të paralajmërohet 72 orë më parë në polici, na është sugjeruar që ta shtyjmë”, ka thënë ai në profilin e tij në Facebook.

Për ditën e mbajtjes se protestës, me të njëjtën moto dhe me të njëjtin qëllim, Ben Apolloni tha se opinioni do të njoftohet me kohë.