Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtyhet për 14 prill seanca gjyqësore ndaj veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së

Seanca gjyqësore ndaj veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së për organizimin e një proteste në gusht të vitit 2015 është shtyrë për 14 prill pasi vetëm tetë prej tyre kanë dalë sot para Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Pjesë e aktakuzës janë kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve, Xhevdet Qeriqi dhe dhjetë veteranë të tjerë.

Qeriqi tha gjatë seancës që kjo është lojë që po bëhet me ta, pasi sipas tij është një proces që po zvarritet dhe nuk po sjell rezultat, madje e quajti lojë politike.

“Lojë që po bëhet me neve, dhe po bëhen gati gjashtë vite duke na maltretuar kjo është lojë politike, dhe mendoj që pa u ofruar raporti nga pala e dëmtuar mos të thirrni seancë, unë me nuk do vi këtu në asnjë seancë pa pasur prova nga pala e dëmtuar “, tha veterani Xhevdet Qeriqi. Seanca është proceduar nga gjykatësja Lumnije Krasniqi dhe Prokurori i Shtetit, Menduih Kastrati.

Gjykata pas dorëzimit për të pandehurit dhe nga një kopje të CD-së, tutje ka ftuar përfaqësuesin e të dëmtareve , avokatin e Shtetit Bedri Krasniqi, për sigurimin e fakteve për dëmin e shkaktuar.

Edhe Mungojnë 11 veteranët e UÇK-së, dështon seanca për protestën e vitit 2015 Arbëri Mungojnë 11 veteranët e UÇK-së, dështon seanca për protestën e vitit 2015

Avokati, Krasniqi në këtë seancë tha që nuk kanë arritur akoma të faktojnë me prova vlerën e dëmit.

“Pala e dëmtuar është në procedurë të mbledhjes së fakteve me qëllim që të faktojë vlerën e dëmit të shkaktuar që rrjedh nga aktakuza, deri më tash nuk mund të precizojë”, tha Krasniqi./EO