Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, e paraparë të mbahej sot, është shtyrë për një ditë tjetër për shkak të zhvillimeve politike që kanë ndodhur sot, raporton Ekonomia Online.
Sot është konfirmuar aktakuza ndaj Hashim Thaçit nga Gjykata Speciale, i cili si rrjedhojë ka dhënë dorëheqje, ndërsa është konfirmuar aktakuza edhe ndaj kreut të PDK-së, Kadri Veseli. Në Komisionin për Legjislacion në rend të dite ishte shqyrtimi i Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike dhe intervistimi i kandidatëve për anëtarë në Këshillin Gjyqësor të Kosovë.