Burime të Kohës Ditore njoftojnë se është shtyrë mbajtja e mbledhjes së Qeverisë së Kosovës e paraparë të mbahej sot me fillim në orën 10.
Ministrat e LDK-së që kishin shkuar në sallën e mbledhjeve të Qeverisë e kanë braktisur sallën.
Ministrat e PDK-së nuk kishin ardhur fare në mbledhje.
Në ndërkohë po vazhdon takimi i zyrtarëve amerikanë me kryekuvendarin Veseli dhe me kryeministrin Mustafa.
Nuk informacione se kur do të mund të mbahet mbledhja e ardhshme e Qeverisë.
Ishte paralajmëruar që në mbledhjen e sotme të procedohej në Kuvendin e Kosovës Marrëveshja e Demarkacionit.
Artikuj të ngjashëm