Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka vazhduar gjykimi ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Naser Osmani dhe të tjerëve në rastin e AKP-së, raporton KTV.
Deputeti i LDK-së akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, që ka të bëjë me privatizimin e fabrikës “FAN”.
Por, në mungesë të avokatit të tij Besnik Berishës, seanca është shtyrë për muajin tjetër. Deputeti që këtu është i akuzuar, ka kërkuar nga Gjykata largimin e kamerës së KTV-së nga seanca, siç ka thënë për arsye personale.
“Ne do të vendosim për këtë kërkesë edhe në pajtim me mediat, pra që të merren ndoshta disa sekuenca në fillim dhe pastaj gazetarët të qëndrojnë këtu sepse ky është gjykim publik”, ka thënë Shasivar Hoti kryetar i trupit gjykues.
Sipas aktakuzës Naser Osmani akuzohet se në bashkëkryerje duke shfrytëzuar detyrën zyrtare në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, nuk e kanë përmbushur këtë detyrë duke ia mundësuar përfitimin e kundërligjshëm pasuror vetes ose tjetrit, përkatësisht blerësit të ndërmarrjes “FAN-Podujevë”, të pandehurit Agim Deshishku në vlerën rreth 5 milionë euro. Ai akuzohet se gjithashtu si anëtar i Bordit të AKP-së ka vendosur dhe votuar “për” që investimet e bëra jashtë hapësirave të ndërmarrjes të pranohen si investime brenda saj, duke liruar ndërmarrjen e re “FAN-Podujevë” nga monitorimi i AKP-së dhe kushtet e Marrëveshjes së Zotimeve.
-
Krejt çka ndodhi në gjykimin ndaj deputetit Naser Osmani
-
Parashkruhet rasti ku përmes korrupsionit dyshohej që ishte privatizuar FAN-i
-
Naser Osmani merret në pyetje nga Komisioni hetimor për privatizimin
-
Kthehet në rigjykim rasti i Naser Osmanit e të tjerëve për privatizimin e fabrikës “FAN”
-
Gjykata liron nga akuzat për korrupsion deputetin Naser Osmani, dënohet me një vjet burgim Deshishku