Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtyhet debati për Raportin e KE-së, kërkohet përkthim në shqip

Mungesa e përkthimit të Raportit të Komisionit Evropian në gjuhën shqipe është bërë sërish pengesë për deputetët e kuvendit të Kosovës, në këtë rast, anëtarë të Komisionit për Punë të Brendshme.

Diskutimin e pikave të raportit që bien në fushëveprimin e këtij komisionit e kishin në rend dite, dhe pavarësisht se disa prej anëtarëve ngritën çështje nga raporti, në fund të diskutimit u vendos që të pritet përkthimi i dokumentit.

Xhelal Sveçla i Vetëvendosjes në këtë situatë ka propozuar në humor që gjysma e zëvendësministrave të shndërrohen në përkthyes, për të qenë më efektiv.

pikat e ngritura nga deputetët kanë qenë puna e Policisë së Kosovës dhe nevoja për rritjen e mbikëqyrjes në FSK.

Artikuj të ngjashëm