Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtretërit në Klinikën Infektive mbulohen nga pluhuri

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në të cilën pastërtia nuk do duhet të vihej në pyetje, shoqëruesit e pacientëve kanë mbetur të tmerruar nga ajo që kanë parë.

Pluhuri ka mbuluar së paku një shtrat të kësaj Klinike, gjë që është incizuar nga një lexues i portalit Koha.net, sot gjatë ditës.

Ai këtë video e ka dërguar në adresë të portalit, në kushte anonimiteti.

“Pacientat tonë ku rrinë”, dëgjohet zëri një gruaje në video. “Në Infektivë”, thotë zëri i një burri.

Ministri aktual i Shëndetësisë, Uran Ismaili, shpeshherë është krenuar me rregullimin e hapësirave brenda QKUK-së, duke postuar në profilin e tij në Facebook fotografi nga këto hapësira të rregulluara.

Artikuj të ngjashëm