Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtrenjtimi i rrymës, borxhi i shtetit e biznesi i keq, nesër në “e diela me Koha Ditore”

“Kosova e Re”: Rryma më e shtrenjtë, shteti në borxh, biznes i keq” është kryetitulli i së dielës në “Koha Ditore”.

Në shkrimin kryesor trajtohen detaje nga kontrata kundërthënëse për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re, shtrenjtimi i rrymës, borxhi në të cilin do të hyjë Kosova dhe rreziqet nga kjo kontratë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pse transparenca formale nuk mjafton” është komenti i kryeredaktorit të gazetës për temën e së dielës.

Në intervistë, drejtori ekzekutiv i Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur, Luan Shllaku, tregon dëmet afatgjate të kontratës për Kosovën e Re.

Reportazhi i së dielës sjell rrëfimin për 72-vjeçarin që pothuajse tërë jetën ishte vullnetar i Kryqit të Kuq.

Në faqet e botës mund të lexoni për prirjen për t’u besuar teorive të konspiracionit.

Në “shtatë shkronjat” e saj, sociologia Sibel Halimi, tregon se pse liria është dashuri.

Fejtoni i radhës për “Politikat Ballkanike”, flet për rolin madhor të ushtrisë në qeverisjen e Ballkanit.

“Kosovarçe” sjell rrëfimin për përfitimin e qytetarëve të Ferizajt nga kampi amerikan “Bondsteel”.

“Violinisti shqiptar që pushtoi njërën nga shtatë mrekullitë e botës” dhe “Koleksionisti i 100 artefakteve për Skënderbeun e historisë shqiptare” janë shkrimet nga faqet e botës.

Nga Deçani, “monument” sjell historinë e kullës së Osdautajve.

“Një debutim ëndrrash i përcjellë me përgëzimin e princit” dhe “Milicaj, një kampion që s’gjeti askund përkrahje” janë dy nga shumë shkrimet interesante në faqet e sportit.

Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës në “Koha Ditore”.