Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtohen rastet e dhunës në shkolla të Podujevës

Podujevë, 2 nëntor - Dhuna nëpër shkollat e Komunës së Podujevës është bërë goxha e shpeshtë kohët e fundit. Janë disa raste të raportuara të rrahjeve ndërmjet nxënësve e therje me thika prej sa ka filluar viti i ri shkollor. I fundit është ai i 25 tetorit, ku nxënësi Q.D. e ka therur me thikë N.K. (po ashtu nxënës) në oborrin e shkollës “Ilir Konushefci” në fshatin Llugë të Podujevës. Zv.komandantja e Stacionit policor të kësaj komune, Valbona Blakçori, thotë se viktima me këtë rast ka marrë lëndime në disa pjesë të trupit.

Por, ky nuk është rasti i vetëm. Më 14 tetor kishte ndodhur edhe një rrahje ndërmjet dy grupeve të rinjsh pranë shkollës së mesme ekonomike “Isa Boletini”. Ndërkohë që 4 raste të tjera janë shënuar në muajin shtator.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga ana tjetër, zyrtarët komunalë të Podujevës thonë se Drejtoria Komunale e Arsimit është e përkushtuar që të sigurojë një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë nxënësit e Komunës.

Zëdhënësi, Nazmi Elezi, thotë se në funksion të krijimit të një mjedisi sa më të qetë dhe të sigurt për nxënës, Komuna e Podujevës, përkatësisht DA-ja ka të punësuar 4 psikologë në shkolla fillore dhe të mesme të ulëta në qytet, ku numri i nxënësve në këto shkolla është më i madh, si dhe ka planifikuar që ky numër të rritet në të ardhmen (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.