Pako e re fiskale e përgatitur nga Ministria e Financave e Kosovës, e njohur si Pako Fiskale 2.0, ka pësuar ndryshime prej prezantimit të parë të saj, në fundin e vitit të kaluar.
Nga shtatë masa që janë paraparë në fillim, janë shtuar edhe tetë tjera si pasojë e konsultimeve me shoqatat dhe odat e biznesit në vend, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo pako është paraqitur nga Ministria e Financave si prioriteti kryesor për vitin 2017. Si e tillë ajo ishte prezantuar para Qeverisë në dhjetor të vitit 2016.
E pyetur për ndryshimet që ka pësuar Pako Fiskale 2.0, Ministria nuk është lëshuar në specifikime të masave, por ka thënë që ndryshimet kanë ndodhur.
Gazeta ka siguruar tetë nga masat e reja të propozuara për t’u përfshirë në Pakon Fiskale 2.0. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Bizneset kërkojnë miratimin e pakos së dytë fiskale nga Qeveria e re
-
Bizneset kërkojnë miratimin e pakos së dytë fiskale nga Qeveria e re
-
Miratohet Pakoja Emergjente Fiskale, 9 milionë euro më shumë se që ishte propozuar
-
Pakoja e plotë e emergjencës fiskale, hartuar nga Ministria e Financave
-
Qeveria planifikon t’i prekë taksat