Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shteti shpërfill pleqërinë

Institucionet publike të Kosovës që nga themelimi i tyre pas përfundimit të luftës kanë shpërfillur dhe vazhdojnë të shpërfillin një kategori shumë të ndjeshme të shoqërisë - të moshuarit. Gjatë gjithë këtyre viteve institucionet përgjegjëse nuk kanë arritur të krijojnë infrastrukturë të përshtatshme, e madje as që kanë plane e vizion se si do të mund t’u ofrohej në të ardhmen trajtim dinjitoz të moshuarve që mbesin pa përkujdesje familjare.

Ofrimi i shërbimeve sociale dhe familjare për të gjithë personat në nevojë në Kosovë, përfshirë edhe personat e moshuar, me ligj parashihet qysh në vitin 2005. Por ky ligj nuk është zbatuar as për së afërmi, as nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) e as nga Komunat e Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për shkak të moshartimit të akteve nënligjore ofrimi i këtyre shërbimeve i është pamundësuar edhe sektorit privat. Kapacitetet aktuale shtetërore nuk plotësojnë as minimumin e kërkesave për strehim të personave të moshuar, ndërkohë që sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve të Kosovës, ekzistojnë vetëm 7 biznese që ofrojnë shërbime të tilla.

Ato funksionojnë pa licencë të MPMS-së, pasi që kjo e fundit ende nuk ka hartuar legjislacionin sekondar për procedurën e pajisjes me leje për biznese që ofrojnë shërbime të tilla... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.