Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shteti nis shtëpinë për familjen 11-anëtarëshe të komunitetit goran

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, kanë vendosur sot gurthemelin e shtëpisë për një familje 11-anëtarëshe të komunitetit goran në Muhoc të Ferizajt, në kuadër të pakos mbështetëse të Ministrisë komunitetet.

Sipas një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, Kurti ka falënderuar familjen gorane për kontributin në Kosovë. Ai është zotuar se familja 11-anëtarëshe do të ketë strehim solid.

“E gëzofshi e ju priftë e mbara. Ju dëshiroj suksese në të ardhmen”, ka thënë ai.

Kryeministri ka vlerësuar po ashtu edhe punën e ministrit Nenad Rashiq. Sipas Kurtit, “Rashiqi po e gjen mbështetjen gjithnjë e më të madhe të qytetarëve jo vetëm serbë në vendin tonë”.

Ndërtimi i shtëpive për komunitetet është një nga pikat e pakos mbështetëse që Qeveria ka vendosur kohë më parë. Ndërtime të shtëpive kanë nisur më parë edhe në Istog, ndërsa së fundmi në Graçanicë u nis shtëpia e parë për pjesëtarë të komunitetit serb.