Ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë kanë kërkuar nga institucionet vendore që t’u përmbahen ligjeve të Kosovës për rastin e Manastirit të Deçanit.
Pas ankesave të këtij manastiri për punimet në rrugën Deçan-Plavë, punimet në rrugë u pezulluan. Ndërsa ambasadorët e huaj kanë kërkuar tani që të respektohet në veçanti Ligji për Zonat e Mbrojtura Speciale dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese që më 2016 i kishte njohur pronësinë e Kishës Ortodokse Serbe për 25 hektarët rreth Manastirit.
Në një komunikatë të përbashkët, shtetet e Quint-it kanë njoftuar se sot janë takuar me kryetarin e komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, dhe Igumenin e Manastirit, Sava Janjiq.
“U bëjmë thirrje palëve që në përpikëri t'i përmbahen ligjeve të Kosovës, në veçanti ligjit të vitit 2008 për Zonat e Mbrojtura Speciale, dhe të ngrisin çdo shqetësim të mbetur brenda kornizave të Këshillit Monitorues për Implementim (KMI), para se të ndërmarrin ndonjë veprim. Për më tepër, i nxisim autoritetet e Kosovës qe të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të datës 19 maj 2016, lidhur me kontestin pronësor në Deçan. Dhe në fund, kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që në mënyrë ekspeditive të zgjidhë çështjen e punimeve rrugore në përputhje me këto që u përmendën më lartë”, thuhet në komunikatë.
-
QUINT: Vonesa në zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit, pengon anëtarësimin në KiE
-
QUINT-i i kërkon Qeverisë t’ia kalojë pronësinë e tokave Manastirit të Deçanit
-
Çështja e Manastirit – ripërsëritet thirrja e QUINT-it për zbatimin e vendimit
-
Shtohet presioni për zbatimin e vendimit të Kushtetueses rreth Manastirit të Deçanit
-
QUINT-i i bën thirrje Qeverisë ta zbatojë vendimin për regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit