Asociacioni rinor i të drejtave të njeriut “YAHR” ka publikuar raportin 6-mujor të punës së Kuvendit Komunal të Lipjanit.
Në të, midis të tjerash, ka publikuar emrat e këshilltarëve më aktivë dhe atyre më pasivë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Nga 31 këshilltarë sa ka gjithsej KK i Lipjanit, 7 prej tyre nuk u është dëgjuar zëri asnjëherë dhe janë votuar me zero pikë nga “YAHR”, ndaj më pasivë kanë rezultuar këta këshilltarë, të cilët kanë marrë vota më së shumti nga qytetarët për këtë legjislaturë.
Diamant Bytyçi, si bartës i listës në zgjedhjet e fundit lokale nga radhët e LDK-së, ishte më i votuari për këtë legjislaturë, mirëpo ai deri tashti nuk ka folur asnjëherë në KK... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
YAHR: Shtatë kuvendarë të Lipjanit për gjashtë muaj s`folën asnjëherë
-
Një pjese të kuvendarëve në Lipjan e Shtime gjatë gjithë vitit nuk iu dëgjua zëri
-
15 asamblistëve në 3 komuna nuk iu dëgjua zëri në 6 muajt e parë të vitit
-
Albulena Kelmendi e LVV-së, këshilltarja më aktive në Kuvendin e Lipjanit
-
Kuvendarët e Lipjanit për gjashtë muaj miratuan 24 vendime