Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SHSKUK: Të spitalizuar 14 pacientë me COVID-19 e 25 post-COVID

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë të shtrirë janë 14 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 25 të tjerë post-COVID.

Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka të shtrirë asnjë pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 9 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë post-COVID, Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacient, Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 5 pacientë dhe Spitali i Prizrenit, 1 pacient.