Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka publikuar informacione nga rasti në “Bon Vivant”, ku një person mbeti i vdekur, disa u plagosën e të tjerë u lënduan nga xhamat.
SHSKUK ka thënë se pesë persona janë pranuar në Emergjencë e më pas prej tyre katër janë pranuar për trajtim të mëtejmë në Klinikën e Ortopedisë dhe një në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare. Të pesë personat janë jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkaq, personi që vdiq ishte shtruar në Mjekimin Intensiv Qendror.
“Numri total i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ishte 17. Prej tyre, 7 të lënduar me armë zjarri dhe 10 me mjete të mprehta”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Vrasja në “Bon Vivant”: Një i vrarë, 6 të plagosur e 10 persona të lënduar
-
Prokuroria për vrasjen dhe plagosjet në “Bon Vivant”: Të dyshuarit kanë të kaluar kriminale
-
Prokuroria Themelore i fton të lënduarit në incidentin e “Bon Vivantit” të paraqiten në polici
-
Veprat për të cilat dyshohen tre të arrestuarit në rastin “Bon Vivant”
-
Jashanica: Jozyrtarisht më njoftuan për të shtëna jashtë klinikës në QKUK