Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SHSKUK: 36 pacientë në trajtim mjekësor për COVID-19

Në Shërbimin Spitalor Klink dhe Universitar të Kosovës, bazuar në raportet e datës 12 dhjetor 2021, në trajtim mjekësor janë 36 pacientë, 6 prej tyre me COVID-19 pozitivë dhe 30 të tjerë post-COVID.

Me oksigjeno-terapi janë 5 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë të shtrirë

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 4 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-COVID, Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë të spitalizuar, Spitali i Gjakovës, 1 pacient, Spitali i Pejës, 2 pacientë dhe Spitali i Ferizajt, 3 pacientë