Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se po trajtohen 10 pacientë me COVID-19 dhe 31 me postCOVID-19.
Prej numrit të përgjithshëm të pacientëve, 12 janë me oksigjenoterapi.
Raporti i plotë:
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, bazuar në raportet nga klinikat Covid-19 dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 39 pacientë, 10 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 31 post-Covid.
Prej numrit të përgjithshëm të pacientëve, 12 pacientë janë me oksgjenoterapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.
Edhe
11 nga 31 të dyshuarit për helmim nga ushqimi në QKUK rezultojnë pozitivë me salmonella
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 5 pacientë
Edhe
Prokuroria nis hetimet pas dyshimit për helmim me ushqim të 70 qytetarëve
Spitali i Pejës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 1 pacient