Zyrtarët komunalë të gjendjes civile në Podujevë kanë filluar të shqiptojnë gjoba për ata persona që nuk i lajmërojnë me kohë lindjet dhe vdekjet për familjarët e tyre. Këto gjoba variojnë nga 20 euro për moslajmërim me kohë të lindjeve deri në 50 euro për moslajmërim të vdekjeve.
Për afër tre muaj, prej kur ka filluar të zbatohen dispozitat ndëshkuese të Ligjit të gjendjes civile, zyrtarët komunalë kanë shqiptuar 65 gjoba të tilla. Në informatën e Drejtorisë së Administratës për periudhën janar-shtator, nuk specifikohen se sa gjoba kanë të bëjnë me lindje e sa për vdekjet, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Komuna e Podujevës, respektivisht Drejtoria e Administratës, ku edhe bën pjesë Sektori i gjendjes civile, pas paralajmërimit disamujor përmes kampanjave informuese nëpër tv, rrjetet sociale dhe jo vetëm, ka filluar me impelmentimin e kreut X ‘Dispozitat ndëshkuese’, gjegjësisht nenin 63 të Ligjit të gjendjes civile, nen ky i cili ka të bëjë me gjobat”, thuhet në informatën e Drejtorisë së Administratës, e cila iu është prezantuar edhe këshilltarëve komunalë.
(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)