Një shqiptar i dha fund jetës duke u hedhur nga një urë pasi Gjermania kishte firmosur deportimin e tij dhe të familjes.
Bashkia kishte ofruar biletat e avionit për 4 pjesëtarët e familjes nga Shqipëria dhe të martën (4 shtator) ai duhej të kthehej në Shqipëri së bashku me gruan e tij dhe djalin e vogël. Vetëm vajza e madhe ishte lejuar të qëndronte, bën të ditur oranws.
Por Berat Jasani nuk ka pranuar idenë e deportimit dhe natën e së hënës , 42 vjeçari është hedhur nga ura Almeloer, shkruan gazeta e Izerlonit në Gjermani, IKZ.
Vajza ishte trajnuar si infermiere ndaj lejohej të qëndronte në Gjermani.
Të shtunën është paralajmëruar një protestë-homazh.
Artikuj të ngjashëm
-
Një i vdekur nga reshjet e mëdha dhe përmbytjet në Gjermaninë jugore
-
Shqiptari i vë flakën vetes pas vendimit për dëbim nga Italia
-
Shqiptarja në Itali u hodh nga ballkoni për të ikur nga burri që po e rrihte
-
Alarm në aeroportin e Hamburgut, një burrë dyshohet se ka marrë peng vajzën e tij 4-vjeçare
-
Një shqiptar në Gjermani vret ish-gruan e tij