Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me arrestimin e 41-vjeçarit i cili u arrestua në Greqi pasi dyshohet se ishte kishte lidhje me ISIS.
Sipas policisë, i arrestuari është Leonard Rustemi 41 vjeç nga fshati Donofrosë i Beratit.
Në njoftimin e policisë thuhet se Leonard Rustemi nuk rezulton që të ketë qenë në kërkim si i dyshuar për lidhje me organizatën terroriste të ISIS.
Ndaj 41-vjeçarit, Gjykata e Larisës në Greqi kishte urdhëruar arrestimin pasi akuzohet për vjedhje.
Reagimi i Policisë së Shtetit
Në datë 21.05.2018 në disa media Shqiptare është publikuar lajmi mbi arrestimin në Greqi, sapo ka dalë nga P.K.K Kakavie, të shtetasit shqiptar Leonardo Rustemi, i dyshuar si pjesëtar i ISIS-it.
Lidhur me këtë lajm, janë kryer verifikime nga ku ka rezultuar se shtetasi në fjalë ka gjeneralitetet Leonardo Rustemi, 41 vjeç, lindur dhe banues në Donofrosë, Berat.
Edhe
Greqia i vë pranga shqiptarit të dyshuar si pjesëtar i ISIS-it
Ky shtetas është arrestuar pasi gjykata e Larisës ka urdhëruar arrestimin e tij për vjedhje.
Deri më tani nuk ka asnjë të dhënë as nga autoritetet Shqiptare dhe as nga ato të huaja përfshirë dhe Greqinë, që të kenë të dhëna implikuese për këtë shtetas, si pjesë e ISIS.
-
Arrestohet 28-vjeçari shqiptar i akuzuar për terrorizëm
-
Policia arreston personin për të cilin Shqipëria kishte lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar
-
Holanda arreston një sirian i cili dyshohet se po planifikonte sulm diku në Evropë
-
Katër të arrestuar në Maqedoni të Veriut, dyshohen për lidhje me ISIS-in