Shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët kanë studiuar në Universitetin e Prishtinës po ballafaqohen me problemin e nostrifikimit të diplomave nga shteti serb, shkruan sot Koha Ditore.
Për këtë çështje ishin arritur marrëveshje në Bruksel ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe, por që ajo si edhe shumë të tjera nuk po gjejnë zbatim.
Në vitin 2011 ishte arritur marrëveshja për njohjen e diplomave universitare mes Kosovës dhe Serbisë, ndërkaq në shtator të 2015-s, të dy vendet kishin arritur marrëveshje për njohjen reciproke të diplomave në të gjitha nivelet e arsimit. E më 2016-n, delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë ishin pajtuar për zbatimin e saj.
Pala kosovare pati njoftuar se Bashkimi Evropian ka përcaktuar mekanizmin ndërkombëtar si certifikues i diplomave universitare në të gjitha nivelet që janë lëshuar nga të dy shtetet dhe se diplomat do të mbanin logon e BE-së. Por, sipas përfaqësuesve të Luginës së Preshevës këto marrëveshje të arritura në Bruksel asnjëherë nuk kanë nisur së zbatuari... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Me diplomë të Kosovës nuk mund të punësohesh në Serbi
-
Për herë të dytë shqiptarët e Luginës kërkojnë me protestë trajtim të barabartë në Serbi
-
Shqiptarët e Luginës kërkojnë me protestë trajtim të barabartë në Serbi
-
Shqiptarët e Luginës protestojnë kundër diskriminimit nga Beogradi
-
Përfaqësuesit e Luginës kërkojnë përfshirje në dialogun Kosovë-Serbi