Të ardhurat e ulëta bëjnë që 60 % e shqiptarëve të Shqipërisë të blejnë më pak ushqime ndërsa për të kursyer nuk ka mundësi. Familjet në varfëri të thellë janë në kushte mbijetese. Sot ne do t’ju tregojmë historinë e njërës prej tyre, me gjashtë anëtarë dhe kur ushqimi nuk është çdo vakt në tavolinë, transmeton tch.
Geraldo është 10 vjeç, por ngjan më i vogël. Kjo, e gjitha nga kequshqyerja. Jeton në një dhomë me një sipërfaqe më pak se 30 m.
Bashkë me familjen e tij, në ditë harxhojnë 500 lekë.
“Ne kursejmë se nuk kemi, as 5 mijë lekë në ditë nuk i hamë, jemi vet i gjashtë. Byrek gatuajmë më shumë, fasule edhe ndonjë kofshë që e blejmë në dyqan, ndonjë pilaf. Supës I hedh galinë në vend të mishit. Te mishi kursejmë”.
Sipas anketës së cilësisë së jetës së Komisionit Europian, 46% e shqiptarëve kanë blerë më pak mish nga sa kishin nevojë për të kursyer, si dhe 38% e tyre kanë blerë më pak fruta. Në krahasim me vendet e Bashkimit Europian dhe me vendet kandidate, Shqipëria mban vendin e parë e të ushqyerit pak për të kursyer, si familja Brahimllari që nuk blinin mish duke mbledhur para për t’u blerë fëmijëve librat shkollorë. Pas Shqipërisë renditet Maqedonia, me 28% të anketuarëve që kanë blerë më pak fruta perime që të kursejnë dhe 35% në racionin e mishit.
-
Një e treta e ekonomisë së shqiptarëve shkon për bukë
-
Shqiptarët të varfër - vetëm 1% kanë nga mbi 50 mijë euro në bankë
-
Konstatimi i trishtë i Eurostat-it: Shqiptarët i përdorin paratë për mbijetesë, evropianët për argëtim
-
Shqiptarët, më të varfrit në Ballkan
-
Çmimet e larta gërryejnë standardin e qytetarëve