Banka Botërore e klasifikon Shqipërinë si vendin me nivelin më të lartë të varfërisë në rajon.
Sipas Bankës, një e treta e popullsisë shqiptare jeton me më pak se 5 dollarë në ditë, ndërkohë që në vendet e tjera kjo shifër është dukshëm më e ulët.
“Kjo shpjegohet me dy arsye: Rritjen nën potencial të ekonomisë dhe thellimin e pabarazisë”, thotë Kosta Barjaba, ekspert i çështjeve sociale.
Në tre vitet e fundit popullsia që jeton me më pak se 5 dollarë në ditë është pakësuar me 3.1 për qind ose 88 mijë vetë si pasojë e rritjes ekonomike dhe punësimit. Por sërish mbi 940 mijë shqiptarë ngelen poshtë këtij niveli të ardhurash.
Artikuj të ngjashëm
-
Shqipëria, vendi me varfërinë më të madhe në rajon
-
Gati gjysma e popullsisë botërore jeton me 5.5 dollarë në ditë
-
Shqipëria e Kosova me përqindjen më të ulët të popullsisë me mbi 10 dollarë në ditë
-
“Global Finance”: Kosova e Shqipëria dy shtetet më të varfra në rajon
-
Shqipëria dhe Kosova renditen ndër shtetet më të varfra të Europës