Të konsideruar si komunitet pakicë në komunën ku jetojnë, banorët shqiptarë të fshatrave të Shtërpcës ankohen se po diskriminohen nga komuna.
Thonë se trajtimi i tyre nga qeverisja lokale është jo i drejtë si në projekte, punësime, por edhe në shërbime të tjera komunale, raporton KTV.
Thonë që mjafton t’i shikosh fshatrat dhe kupton se cili komunitet jeton aty.
Por, nënkryetari për Komunitete në Komunën e Shtërpcës, Fikri Hasani, është shprehur i sigurt se projektet janë ndarë proporcionalisht pa asnjë lloj diskriminimi në baza etnike.
Ai më tej ka shtuar se ndonëse komuniteti shqiptar është pakicë në këtë komunë, në infrastrukturë në pjesën shqiptare është tejkaluar 50%-shi i investimeve, sepse në pjesën shqiptare ka pasur nevojë më shumë.
“Sa i përket Bitisë së Epërme, është investuar në ujësjellës, po ashtu edhe në fshatin Popaj është investuar në ndriçim publik, si dhe janë rregulluar disa rrugë me rërë-zhavorr”, ka thënë Hasani.
Edhe
Shqiptarët në Shtërpcë ankohen se komuna po i favorizon vetëm serbët
Hasani shtoi se kjo komunë ka në plan edhe shumë projekte të tjera.
Ndryshe në këtë komunë janë 35% shqiptarë dhe 65% serbë.