Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqiptarët në Plemetin problem të marrin shërbime në QMF, i gjithë stafi është i komunitetit serb

Disa familje shqiptare jetojnë në fshatin Plemetin të Obiliqit, në të cilin shumica e banorëve janë të komuniteteve serbë, rom, ashkali dhe egjiptianë.

Por, shqiptarët nuk po i marrin shërbimet mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare edhe pse ajo punon çdo ditë, raporton KTV.

Arsyeja thonë të jetë gjuha, pasi, sipas tyre, komunikimi në gjuhën shqipe mungon sepse i gjithë stafi mjekësor është serb.

Askush nga stafi mjekësor nuk ka pranuar të flasë para kamerës, por kanë thënë se këtu i ofrojnë shërbimet mjekësore për të gjithë pacientët pa dallim.

QMF-ja në këtë fshat, ashtu sikurse edhe në vendet tjera me shumicë serbe, pos sistemit shëndetësor të Kosovës, vazhdon të punojë paralelisht edhe me atë të Serbisë.

Në Drejtorinë e Shëndetësisë në Komunën e Obiliqit thonë se kjo është arsyeja pse nuk mund të ndërmarrin ndonjë veprim.

Mjekiqi thotë se nuk e di numrin e saktë të punëtorëve në QMF, pasi sipas tij, disa paguhen nga Serbia e disa nga Kosova.

Artikuj të ngjashëm