Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urime nga Forca e Re Demokratike e Malit të Zi dhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi.
Kryetari i Forcës së Re Demokratike të Malit të Zi, Nafiz Cungu e ka uruar Kurtin për pozitën e re, dhe është shprehur i bindur se Qeveria e tij do të jetë Qeveri e vlerave demokratike, e diturisë dhe drejtësisë, dhe se do të sjellë frymën e ndryshimit, zhvillimit dhe stabilitetit politik.
Kurse në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, kryetari i këshillit, Faik Nika, teksa ka uruar për marrjen e detyrës së re, është shprehur i bindur se Qeveria e Kosovës, nën drejtimin Kurtit, do të angazhohet me të gjitha kapacitetet në përmirësimin e cilësisë së jetesës së çdo qytetari të Republikës, dhe përkushtim të njëjtë do të tregojë edhe për shqiptarët në trojet e tyre në Malin e Zi.
-
Gjermania e Franca i bëjnë thirrje Kurtit për përparim në dialogun me Serbinë
-
Kurti: Qytetarët presin nga ne ta formojmë Qeverinë
-
Kurti në Mal të Zi, do të marrë pjesë në Samitin BE - Ballkani Perëndimor
-
Kurti në Mal të Zi për Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor
-
Abazoviq: I kam bërë apel Kurtit të mos hyjë në konflikt me ndërkombëtarët