Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqiptarët “në aksion” të shpëtojnë njerëzit nga përmbytjet në Hjuston

Shiheni Arti Dinen, 14 vjeç. Ai ka lindur në Amerikë, por prindërit e tij emigruan në SHBA gjatë luftës në Kosovë. “Si të mos i ndihmoj njerëzit në Hjuston”,- thotë Arti. “Po kur ata i ndihmuan prindërit e mi që iknin nga lufta dhe popullin tim?!”, - transmeton mapo.

Arti Dine është vetëm një prej shqiptarëve, sepse të tjerë shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova, po punojnë vullnetarisht për të ndihmuar ata që humbën të afërmit dhe gjithë pasurinë e tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një prej tyre është Mentor Fejzullahu. Mentori shkoi në Amerikë pas luftës në Kosovës dhe jeton në Hjuston të Teksasit, aty ku përmbytjet kanë shkaktuar katastrofë.

Qindra shqiptarë të tjerë, anonimë, janë angazhuar në këtë betejë për humanizëm. Shumica e tyre i përkasin asaj pjesë që ikën nga lufta në Kosovë pasi panë tmerret e saj me sy.

{gallery}