Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Shqiptarët mbrojnë ndërtimin e hidrocentralit të të afërmit të Vuçiqit në Shtërpcë”

Dje në Shtërpce, Policia e Kosovës ka ndërprerë dhe ka shpërndarë një protestë të organizuar nga shqiptarë e serbë të cilët kundërshtojnë ndërtimin e një hidrocentrali në lumin e kësaj komune.

Për këtë ngjarje dje ka njoftuar edhe portali Koha.net.

Sot medie serbe, duke shkruar rreth kësaj ngjarjeje, thonë se do të ketë edhe protesta të tjera por edhe takime ndërmjet kundërshtuesve e përkrahësve të hidrocentralit si dhe përfaqësuesve të Policisë e të pushteti lokal me qëllim që të arrihet një marrëveshje e mundshme.

Për këtë protestë sot ka shkruar edhe portali serb ricochet jo dhe shumë i njohur për opinionin.

Sipas këtij portali, transmeton Koha.net, incidentet për shkak të ndërtimit të hidrocentraleve po ndodhin për shkak të ndërtimeve të hidrocentraleve të vogla të Nikola Petroviqit, kumbar i Aleksandër Vuçiqit.

Edhe 3 protesta për një muaj kundër hidrocentraleve në lumin Lepenc – ende pa zgjidhje Arbëri 3 protesta për një muaj kundër hidrocentraleve në lumin Lepenc – ende pa zgjidhje

Portali, i cili me titullin “Shqiptarët mbrojnë hidrocentralin e vogël të kumbarës së Vuçiqit”, lë të kuptojë se policët që ndërhynë dje kanë qenë kryesisht shqiptarë dhe se ata, dje, duke e ndaluar protestën, janë vënë në mbrojtje të pronarit të tij, politikan dhe zyrtar i partisë që e udhëheq presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e që njëkohësisht është dhe kumbar i tij.

Portali ricochet, pa e identifikuar, shkruan po ashtu se ndërtuesi i hidrocentralit është një shqiptar dhe se do të marrë pjesë në takimin e caktuar për të hënën.

Gjithnjë sipas këtij portali, pas protestave 2 mujore për mbrojtjen e lumit në Bjeshkët e Sharrit kur vendasit ia dolën ta largonin ekskavator, dje në prani të forcave speciale, ekskavatori sërish filloi të mihte.

Në mesin e pronarëve të hidrocentraleve të vogla janë të shumta personalitetet publike, nga qarqet afariste por edhe nga politika e sporti.

Ndoshta më interesanti në mesin e këtyre emrave është emri i Nikola Petroviqit, kumbar i Vuçiqit, e ish-drejtor i rrjetit elektrik të Serbisë dhe kuadër i Partisë Përparimtare Serbe. Sipas shënimeve që i publikon ricochet, Petroviqi është pronar i kompanisë “Eko Vlasina”, e cila ka dy hidrocentrale. E para është “Prodança” me fuqi 175 kw, dhe e dyta “Gjorgjina” me fuqi 320 kw.

Petroviqi është edhe drejtor i firmës “Eko Energo Group - EEG”, në të cilën ka pronësi prej 41.75 % përmes firmës së vet “Eko Vlasina”. Sipas raporteve mediale, nga viti 2013-2016, kompanive që janë të ndërlidhura me Petroviqin u janë paguar më shumë se 7.2 milionë euro.

Në pronësi të EEG-së janë hidrocentralet “Tegoshnica” me fuqi 640 kw, “Livagje” 450 kw, “Gonja Gara” 1993 kw dhe “Donja Gara” 1990 kw.

Edhe Shqiptarë e serbë në protestë të re kundër hidrocentralit që dëmton Lepencin Arbëri Shqiptarë e serbë në protestë të re kundër hidrocentralit që dëmton Lepencin

Partner i Petroviqit në EEG është Dragan Klisura, bashkëpronar i hidrocentralit “Jabukovik” me forcë 1.885 kw. Petroviqi në këtë hidrocentral ka në pronësi 24.35% të saj.

Partneri tjetër është Nenad Kovaq pronar i “Tehno Manias” dhe i Roamingut i cili ka 45% pronësi në EEG.